Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 03 Prill 2020

Mbahet gjysmëfinalja e garës për lexim të bukur të humnit të Turqisë

11 Mars 2012 18:36

Në organizim të qendrës kulturore Yunus Emre dhe revistës Bahar në Prizren është realizuar gjysmëfinalja e garës për lexim të bukur të himnit të Turqisë.
Nga 13 nxënës të shkollave fillore të Kosovës që kanë garuar për në gjysmëfinalen në Prishtinë janë kualifikuar Arzu Pleşina, Elida Mehmeti, Senem Morina dhe Meryem Kovaç.

Ky manifestim do të mbahet në kuadër të 90 vjetorit të himnit turk. Finalja do të mbahet më 18 mars në Prishtinë në qendrën kulturore Yunus Emre.

Ndërsa nga shkollat e mesme edhe pse ishte paraparë që të marrin pjesë 5 nxënës, në gjysmëfinale kanë qenë të pranishëm vetëm dy nxënës, të cilët me vendim të jurisë janë kualifikuar në finale.
 

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.