Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 09 Korrik 2020

Hapet në Prizren ekspozita Sunduri dhe KrAgi

E Shtunë 22 Dhjetor 2012 18:57

Në Qendrën Kulturore Yunus Emre në Prizren sonte (22 dhjetor 2012), është hapur ekspozita e stripit dhe karikaturës të autorëve Gani Sunduri dhe Agim Krasniqi KrAgi.

Ekspozita e karikaturës dhe e stripit, të autorëve Kragi-Sunduri në muajin nëntor ishte prezantuar në Pejë. Po ashtu këto punime gjatë vitit ishin prezantuar edhe në Qipron veriore.

Në Prizren pjesëmarrja në hapje ka qenë e gjerë.
Të pranishmit i ka përshëndetur Gani Sunduri duke ofruar një pasqyrë për karikaturën dhe stripin. Ai ka falenderuar QKT Yunus Emre që ka krijuar mundësinë për ekspozimin e punimeve, dhe ka shtuar se kjo qendër është bërë pikëtakim i artistëve dhe artdashësve.
 
Agim Krasniqi ndërkaq ka theksuar se gjuha e karikaturës është e kapshme për të gjithë dhe ka falenderuar të gjithë mysafirët për praninë e tyre.

Deputetja Mufera Shinik ka çmuar veprat e ekspozuara duke theksuar se ato kanë porosi logjike, njerëzore dhe paqedhënëse. Sipas saj kjo ekspozitë dëshmon shumë etnicitetin e Kosovës.

Pas hapjes dhe bisedës me artistët është organizuar edhe një koktej.
Ekspozita do të jetë e hapur dy javë.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.