Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 04 Korrik 2020

Dita e Grave shënohet me tubime argëtuese

E Enjte 07 Mars 2013 15:54

Dita Ndërkombëtare e Gruas nga anëtaret e shoqatës së grave turke të Kosovës "Zübeyde Hanım" është shënuar me tubime argëtuese.

Të hënën mbrëma, rreth 300 gra janë argëtuar nga këngëtarja nga Turqia, Canan Şimşek dhe artisti vendor, Ergin Karahasan. Ndërsa të martën mbrëma po ashtu është organizuar një mbrëmje, ku kanë marrë pjesë rreth 160 cifte.

Me këtë rast, kryetarja e shoqatës, Birsen Gota ka theksuar se qëllimi i këtyre tubimeve ka qenë shoqërimi dhe largimi i stresit dhe lodhjes së përditshme.

Ndërsa nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enis Kervan, ka folur për rëndësinë e kësaj dite dhe nevojën për mbështetjen e gruas, në të gjitha sferat e jetës.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.