Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 04 Korrik 2020

Haxhi Hafëz Ismail Hakki Ustaibo përkujtohet në 30 vjetorin e vdekjes

E Shtunë 27 Prill 2013 14:09

Haxhi Hafëz Ismail Hakki Ustaibo është përkujtuar në 30 vjetorin e vdekjes së tij me një program të organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren. Në programin e mbrëmshëm të mbajtur pas namazit janë bërë dua dhe kënduar ilahi.

Duke folur për veprën e Haxhi Hafëz Ismail Hakki Ustaibos, kryetari i KBI-së në Prizren,  Lutfi Ballëku, pastaj sekretari Ali Vezaj dhe kolegët e anëtarët e familjes së tij, kanë bërë të ditur se ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vlerave islame pas Luftës së dytë Botërore.

Folësit kanë theksuar se Ustaibo nuk i është përkulur presioneve të shumta të regjimit dhe se me ngulm ka edukuar gjenerata të tëra në frymën e islamit, ndërkohë që ka dhënë shembullin edhe si bashkëshort, baba dhe mik i mirë.

Po ashtu është pohuar se i ndjeri ka qenë aktiv në jetën shoqërore dhe se ka qenë njëri prej themeluesve të SHKA-së "Dogru Yol".

Në këtë mbrëmje është vlerësuar se do të ishte e dobishme edhe organizimi i një konference kushtuar rolit dhe veprës së Ustaibos.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.