Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 04 Korrik 2020

Mbrëmje kushtuar poetit Enver Baki

E Shtunë 18 Maj 2013 10:35

Në Qendrën Kulturore Turke në Prishtinë, Yunus Emre është mbajtur një mbrëmje kushtuar 50 vjetorit të veprimtarisë së poetit turk të Kosovës, Enver Baki. Në këtë organizim përfaqësuesit politik e intelektualët kanë vlerësuar punën 50 vjeçare të poetit dhe gazetarit, Baki. 

Në këtë mbrëmje të pranishëm kanë qenë: ministri i MAP-it, Mahir Yağcılar, zv. ministri i MTI-së, Cüneyt Ustaibo, ambasadorja turke Songül Ozan,  deputetët Müfera Şinik dhe Fikrim Damka, përfaqësues të komunës së Prishtinës, dhe poetë, shkrimtarë e intelektualë nga Prishtina, Prizreni dhe Mitrovica.

Të gjithë kanë vlerësuar kontributin e Baki-së në poezinë turke të Kosovës.

I lindur në vitin 1943, Enver Baki për shumë vjet ka punuar si poet dhe gazetar, duke botuar ndërkohë edhe disa libra.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.