Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 26 Shkurt 2021

Mbrëmje e muzikës dhe argëtimit

E Marte 29 Tetor 2013 12:14

Grupi Muzikor nga Turqia “Yürüyen Budalalar” dhe Shoqata e Muzikës Turke të Ballkanit mbrëmë në Qendrën Kulturore Yunus Emre në Prizren kanë mbajtur një koncert. Në koncert janë kënduar këngë turke por edhe shqipe e boshnjake dhe ka pasur edhe valle.

Fillimisht është paraqitur grupi i Shoqatës së Muzikës Turke të Ballkanit që ka marrë duartoktije nga të pranishmit në sallë. Pas këngëve e valleve në skenë kanë dal anëtarët e grupit nga Turqia  “Yürüyen Budalalar” (Budallenjtë që Ecin)

Grupi folklorik prej 33 vetësh ka ekzekutuar këngë turke, shqipe e boshnjake, duke argëtuar të pranishmit. 

Halil Çelik nga ky grup ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me grupet tjera muzikore dhe paraqitjen në vendet e ndryshme.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.