Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 06 Mars 2021

Filmi Çanakkale 1915 shikohet me kënaqësi

E Enjte 07 Nëntor 2013 09:31

Në kuadër të javës së përkujtimit të Ataturkut që organizohet nga shoqata Filizler në shtëpinë e Kulturës në Prizren është shfaqur filmi "Çanakkale 1915".

Filmi është shfaqur për nxënësit e shkollave fillore dhe mësimdhënësit e tyre.
Me këtë rast, kryetari i shoqatës Filizler, Ferhat Dervish ka theksuar se Ataturku në Kosovë ka vite të tëra që përkujtohet. Sipas tij që nga vitet e 70'ta janë organizuar mbrëmje letrare për Ataturkun në këto treva. Dervish ka shpjeguar se gradualisht kjo nismë është bartur edhe në institucione dhe se tani takimet përkujtuese për të organizohen në Shtëpinë e Kulturës. Ai ka pohuar se qëllimi i këtij organizimi është përkujtimi i parimeve të Ataturkut dhe ndjekja e rrugës së tij, si e vetmja rrugë për përndritje.

Edhe nxënësit janë shprehur të kënaqur me shfaqjen e filmit. Nxënësja e klasës së VI-të në shkollën fillore "Abdyl Frashëri", Irem Çiço ka theksuar se ka qenë ndjenjë e veçantë që këtë film ta shikoj në kinema dhe të njihet për së afërmi me trimërinë dhe sakrificën e ushtarëve turq dhe të merr mësime nga historia.

Java e përkujtimit të Ataturkut do të vazhdoj sonte me orë letrare në shtëpinë e shoqatave turke.
Aktivitetet do të vazhdojnë deri të dielën.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.