Piktorët gati për të vizualizuar Edirnen
E Hënë 11 Nëntor 2013 15:13
Në takimin vjeshtor të piktorëve në Edirne, që do të vizualizojnë imazhet e këtij qyteti të Turqisë, po marrin pjesë edhe dy piktorë nga Kosova, Ethem Baymak dhe Reshit Ismet. Bashkë me kolegët e tjerë ata janë pranuar nga guvernatori i Edirnes, Hasan Duruer.
Gjatë takimit përfaqsuesi i shoqatës kulturore-arstistike e edukative "Ballkan", Salih Şenol ka pohuar se ky aktivitet realizohet tash e dy vjet dhe se qëllimi është që Edirneja të vizualizohet nga piktorët gjatë katër stinëve të vitit. Sipas tij, vitin e kaluar është mbajtur takimi pranveror dhe sivjet mbahet takimi vjeshtor.
Ndërsa guvernatori Duruer është shprehur i kënaqur që sheh numër të madh artistësh në Edirne, që vijnë nga vende të ndryshme por që kanë një përbashkët, komunikimin me brushën e tyre.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.