Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 31 Maj 2020

Komuna e Prizrenit shpalli më të mirët në kulturë e sport

E Shtunë 01 Shkurt 2014 12:17

Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, vleresoi lartë punën dhe angazhimet e qytetarëve të cilët ndikuan qe gjatë vitit 2013-të, jeta kulturore dhe sportive në komunën tonë të jetë tejet e begatë.

Kryetari Muja, theksoi se edhe gjatë vitit 2014 do të përkrahë aktivitetet kulturore dhe sportive të klubëve dhe OJQ-ve të ndryshme që veprojnë në komunën e Prizreit.

Komisioni vlerësues ka bërë përzgjedhjen, e më të mirëve, në lëmenj të caktuar të artit dhe të kulturës.

Me mirënjohje janë nderuar artistët në lëmin e artit muzikor, pikturës, artit skenik dhe atij filmik, është nderuar krijuesi më i mirë letrar, SHKA amatore më aktive si dhe subjekti kulturor që ka prezantuar vlerat më të mira artistike gjatë vitit 2013.

Mirënjohje janë ndarë edhe për punëtorin më të mirë të vitit dhe për ngjarjen kulturore të vitit 2013. Me mirënjohje të veçanta janë nderuar edhe kategori të caktuara të artistëve dhe subjekte kulturore.

Në këtë ceremoni është vlerësuar puna e SHKA-së turke "Dogru Yol" që për herë të pestë është zgjedhur shoqata më aktive, pastaj shoqata teatrore turke “Rumeli” është nderuar për përhapjen e vlerave teatrore, derisa Nafiz Lokvica është vlerësuar për konstributin në filmin dokumentar, Gençer Tatar në artin skenin, dhe shoqata Mesk për aktivitet, ndërkohë që shoqata Imza respektivisht Agim Rifat dhe Sibel Sumuç janë vlerësuar për punën në artin e fotografisë.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.