Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 31 Maj 2020

Mbrëmje mbresëlënëse muzikore nga Asitane Toplulugu

E Hënë 03 Shkurt 2014 22:37

Në QKT Yunus Emre në Prizrenit është mbajtur koncerti i muzikës klasike turke. Grupi i quajtur Asitane Toplulugu, i krijuar në vitin 1995 pas paraqitjeve të shumta në Turqi, Itali, Gjermani, Holandë, Francë e SHBA ka ardhur në Prizren, për të dhuruar një natë të paharueshme për publikun e pranishëm.

Salla e QKT Yunus Emre ka qenë e vogël për të pranuar të gjithë publikun e interesuar, kështu që një pjesë e tyre është dashur të kthehen prapa.

Grupi muzikor ka realizuar vepra të ndryshme nga tradita muzikore turke.

Asitane Topluluğu ka mahnitur publikun e pranishëm që shpesh herë ka duartrokitur.

Në këtë koncert kanë qenë të pranishëm ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Songül Ozan, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, kreu i KFOR-it turk Zorlu Topaloğlu, etj.

Pas koncertit grupi muzikor turk ka thënë se nuk ka pritur që të kenë para vetes një publik me kaq dashuri për muzikën turke.

Ndërsa drejtori i QKT Yunus Emre në Prizren, Muharem Rahte, ka theksuar se koncertet e tilla do të organizohen edhe në të ardhmen.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.