Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 30 Maj 2020

Fotografët e rinj që nuk njohin pengesa

E Enjte 06 Shkurt 2014 16:34

Në QKT Yunus Emre në Prizren, sot është hapur ekspozita me fotografi "Bota ime - Po i tejkalojmë pengesat", me c'rast është vërtetuar se vetëm me pak mbështetje të rinjtë me nevoja të vecanta mund t'i kapërcejnë pengesat. 

Tetë fotografë me nevoja të vecanta, që kanë ndjekur kursin 6 mujor të udhëhequr nga fotografi Nafiz Lokvica, me këtë rast kanë pranuar certifikatat për përfundimin e trajnimit në lëminë e fotografisë dhe njëherësh kanë ekspozuar fotografitë e tyre.  

Drejtuesi i QKT Yunus Emre në Prizren, Muharrem Rahte ka theksuar se brenda dy viteve e gjysmë  ky institucion ka organizuar aktivitete të ndryshme, në mesin e të cilave ky kurs ka qenë njëri nga më kuptimplotët.

Në hapje të ekspozitës ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Songul Ozan e cila është shprehur mirënjohëse për të gjithë institucionet dhe individët që i kanë dhënë mbështetje këtij kursi.

Ajo ka shprehur bindjen se asnjëri nga këta të rinj nuk është person me aftësi të kufizuara dhe kanë vërtetuar se janë artistë amator të fotografisë. Sipas saj është mbresëlënëse vullneti që kanë treguar ata për të dëshmuar talentin e tyre, derisa ka porositur tërë shoqërinë që të punoj për të larguar të gjitha pengesat.

Ndërsa Antigona Shestan nga shoqata e Distrofisë Muskulare ka kërkuar që shoqëria të mos harroj këtë kategori të njerëzve. Sipas saj realizimi i aktiviteteve të tilla është i domosdoshëm për tërë shoqërinë.
 
Ndërsa fotografi Nafiz Lokvica që ka udhëhequr këtë kurs ka theksuar se gjatë punës me këta të rinj ka marrë mësim jetësor. Ai ka shtuar se gjatë punës i tërë ekipi është bërë si një familje.


 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.