Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 31 Maj 2020

Tre libra nga shtëpia botuese 'Imza'

E Enjte 13 Shkurt 2014 22:14

Shtëpia botuese "Imza" po vazhdon punën me një intensitet të shtuar. Këtë e ka dëshmuar gjatë këtyre ditëve me botimin e tre librave të rinj.

Shtëpia botuese, aktiviteti i së cilës ishte shpërblyer edhe nga ana e Komunës së Prizrenit, krahas revistave po merret edhe me botimin e librave. Me botimet e fundit ka shtuar edhe një hallkë në zinxhirin e veprimtarisë. 

Kreu i kësaj shtëpie botuese, Agim Rifat ka theksuar se librat botohen në gjuhën turke, por edhe në gjuhën boshnjake dhe shqipe, duke bërë që dyert të jenë të hapura për të gjithë.

Në mesin e tre librave të botuar se fundi bëjnë pjesë titujt "NE TUGUJ PJESMO" i Izet Kurtishi, pastaj libri i Veysel Hamza's "ČETRDESET PITANJA"dhe libri i Agim Rifatit "KİTAPLAR KONUŞUYOR".


 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.