Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 31 Maj 2020

Flauta magjike e Kutluer në Prishtinë

E Shtunë 22 Shkurt 2014 14:54

Të dielën, në ora 20, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Filarmonia e Kosovës organizon koncertin e dytë për këtë vit. Në këtë koncert do të marrin pjesë dirigjentja nga Franca, Nathalie Marin, dhe solistja në flaut nga Turqia, me origjinë shqiptare, Sefika Kutluer.

Në mungesë të sallës së Operës, Filarmonia e Kosovës do të mbajë koncertin e dytë për këtë vit në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë.

Në program janë kompozimet e dy autorëve të njohur francezë të shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, Gabriel Faure dhe Jacques Ibert, raporton KTV.

E veçanta e këtij koncerti është se do të luhet me instrumentet të reja, të ardhura nga Japonia.

Kjo mbrëmje do të veçohet, po ashtu, nga dy personazhet kryesore, solisten në flaut Sefika Kutluer nga Turqia, e cila ka prejardhje shqiptare, dhe dirigjenten Nathalie Marin nga Franca.

Marin është shprehur shumë e lumtur që do të drejtojë Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës, dhe njëherësh është femra e parë që udhëheqë këtë orkestër.

“Më ka pëlqyer shumë puna me Filarmoninë e Kosovës. Së pari, ngaqë ata janë muzikantë shumë të angazhuar dhe unë e vlerësoj shumë faktin që ata ishin të gatshëm të japin shumë më shumë nga koha e tyre se sa koha për prova, për të arritur rezultate të suksesshme. Kjo është muzikë franceze, ky koncert është shumë i vështirë dhe nuk performohet shpesh, kështu që kjo është një mundësi për publikun që të dëgjojë një vepër të mrekullueshme dhe të re”, ka thënë Nathalie Marin, raporton KTV.

Ndërsa solistja, Kutler e ka përmendur mungesën e një salle të mirë për koncerte.

“Ne kemi nevojë urgjente për një sallë të mirë për koncerte, ku muzikantët do të mund të përdornin këto instrumente të mrekullueshme në këtë sallë. Ne, gjithashtu, mund t'i tregojmë botës për Kosovën, se sa të talentuar janë njerëzit këtu”, u shpreh solistja Sefika Kutluer.

Organizimi i këtij koncerti është mundësuar nga Ambasada e Francës dhe ajo e Turqisë në Kosovë. /KOHA.net/
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.