Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 04 Korrik 2020

Teatri i Stambollit 'Nefes' me dy shfaqje në Kosovë

E Marte 20 Janar 2015 11:13Dy vepra të klasikëve të letërsisë turke dhe të lindjes do të prezantohen në Kosovë, nën organizimin e Institutit “Yunus Emre” Dy shfaqje që janë punuar në teatrin “Nefes”, në Stambollit, do të prezantohen në Kosovë, duke përzgjedhë dy qytete, atë të Prishtinës dhe të Prizrenit. Shfaqjet “Thellësitë e ëndrrës”, dhe “Kelile Dimne”, janë shfaqjet që do të prezantohen në këto dy qytete. “Kelile Dimne”, do të prezantohet më 21 janar në ora 13:00, në Teatrin “Dodona”, ndërkaq, më 23 do të jepet në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, në ora 14:00. Kurse shfaqja “Thellësitë e ëndrrës”, do të prezantohet më 21 janar në ora 19:00, në Teatrin “Dodona”, kurse në Prizren, më 23 janar, në ora 19:00, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren. “Thellësitë e ëndrrës”, është një prej veprave më të famshme, e njërit prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë turke, Ahmed Hilmi e dramatizuar nga Hysejin Sorgun, nën mbikëqyrjen e Mevlana Idris. Edhe vepra klasike e letërsisë së Lindjes “Kelile dhe Dimne” është dramatizuar nga Hysejin Sorgun. Lojërat teatrale të cekura më lartë, janë luajtur në vendet e ndryshme të Turqisë dhe kanë pasur një bujë të madhe në mediet kombëtare. Loja “Thellësitë e ëndrrës” ka marrë çmimin Eskader në vitin 2013./KultPlus.com/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.