Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 03 Qershor 2020

'Thellësitë e ëndrrës' nga Stambolli

E Enjte 22 Janar 2015 14:16“Është hera e parë që jemi si ekip në Kosovë. Me vjen mirë që shfaqja pati shumë publikë prezent. Sado që ishte tejet e vjetër kjo histori, prapëseprapë mendoj që një gjë e tillë përsëritet edhe në ditët aktuale. Puna jonë si aktorë dhe regjisorë është që në kohët e sotshme t’i shfaqim ato se çka ka ngjarë në të kaluarën. Këtu jemi falë bashkëpunimit të Institutit “Yunus Emre” me seli në Kosovë”, deklaroi për KultPlus, Mevlana Idris, ku më tutje informoi se të njëjtat shfaqje do të inskenohen edhe në Shtëpinë e Kulturë në Prizren, për t’u kthyer më pas nga kanë ardhur, në Stamboll. Dy histori të vjetra turke të zhvilluara gjatë dy shekujve më parë, “Thellëstë e ëndrrës” dhe “Kelile Dimne” janë inskenuar njëra pasdite dhe tjetra në mbrëmjen e kësaj të mërkure nga ana e aktorëve të teatrit “Nefes” të Stambollit në skenën e teatrit “Dodona” në Prishtinë. Të ëndërrosh është e drejtë, por ta realizosh atë konsiderohet të jetë gjithnjë jo e lehtë. Një vështirësi të tillë pothuajse gjatë tërë shfaqjes “Thellësitë e ëndrrës” e pat protagonisti kryesor i kësaj shfaqje që llogaritet të jetë një prej veprave më të famshme, të njërit prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë turke, Ahmed Hilmi e cila pas shumë vitesh u rishkrua në formë drame nga dramaturgu Hysejin Sorgun. Kjo dramë erdhi në mënyrë mjeshtërore nga kasta e aktorëve turk të cilët ishin të drejtuar nga regjisori Mevlana Idris, ku në fund tërë ekipi i tij i shfaqjes në fjalë u duartrokit fuqishëm nga të pranishmit që shumica nga ta ishin bashkatdhetarët e tyre të cilët numërojnë vite të tëra që janë në shtetin e Kosovës. “Është hera e parë që jemi si ekip në Kosovë. Me vjen mirë që shfaqja pati shumë publikë prezent. Sado që ishte tejet e vjetër kjo histori, prapëseprapë mendoj që një gjë e tillë përsëritet edhe në ditët aktuale. Puna jonë si aktorë dhe regjisorë është që në kohët e sotshme t’i shfaqim ato se çka ka ngjarë në të kaluarën. Këtu jemi falë bashkëpunimit të Institutit “Yunus Emre” me seli në Kosovë”, deklaroi për KultPlus, Mevlana Idris, ku më tutje informoi se të njëjtat shfaqje do të inskenohen edhe në Shtëpinë e Kulturë në Prizren, për t’u kthyer më pas nga kanë ardhur, në Stamboll. Nga ana tjetër, i entuziazmuar me ardhjen e tij në kryeqytet u shpreh të jetë edhe njëri prej kastës së aktorëve “Thellësitë e ëndrrës”, Adnan Kurkçu, i cili tha se një nga shumë ëndrrat që ai i posedon, tashmë në këtë mbrëmje njëra veçse iu realizua. “Më vjen mirë që më në fund erdha për ta parë Prishtinë e bukur dhe Kosovën. Këtu ndihemi si të ishim në shtëpinë tonë. Këtu gjetëm shëndoshë mirë edhe bashkatdhetarët tanë turk që jetojnë në këtë vend. S’kisha mundësi për shkak angazhimeve të mia si aktorë të vija në Kosovë, mirëpo ajo çka është me rëndësi këtu pashë se ekziston një publik që e do teatrin”, pohoi për KultPlus, aktori Kurkçu. Shfaqjet teatrale të sipër-cekura, përpos Turqisë janë inskenuar në vende të ndryshme si dhe kanë pasur një bujë të madhe në mediet kombëtare dhe jashtë saj. Drama “Thellësitë e ëndrrës” është shpërblyer gjatë dy viteve më parë me çmimin “Eskader”, një çmim ky tejet i çmuar në dramaturgjinë e shtetit lindor turk. Krahë hapur ashtu sikurse në Prishtinë, këtë dramë pritet ta mirëpres edhe publiku në Prizren, ku në mbrëmjen e kësaj të premte, më datë 23 janar nga ora 19:00 pritet të shfaqet në Shtëpinë e Kulturës “Thellësia e ëndrrës” përballë edhe bashkatdhetarëve të tyre turk që janë në një numër më të madh në këtë qytet./ KultPlus.com

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.