Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 03 Qershor 2020

Komuna Prizrenit pretendon se për "DokuFest" jep 50 mijë euro

E Mërkurë 25 Mars 2015 12:30

Qeveria lokale e Prizrenit të martën ka marrë vendim që të mbështesë organizimin e tri festivaleve tradicionale që organizohen në këtë komunë. Me 15 mijë euro është vendosur që të përkrahet organizimi i edicionit XIV të festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër "DokuFest".

Përveç përkrahjes financiare, zyrtarët e lartë komunalë kanë theksuar se për këtë ngjarje kulturore do të ofrohen edhe shërbime të ndryshme logjistike që, sipas tyre, po ashtu kanë kosto të konsiderueshme financiare. Ndërkohë 7 mijë euro janë dedikuar për festivalin "Hasi Jehon" dhe 2 mijë euro për "SculpFest".

Teksa ka prezantuar propozimin e Drejtorisë së Kulturës, kryetari Ramadan Muja ka theksuar se ky dikaster ka paraparë që "DokuFesti të përkrahet me 15 mijë euro, ashtu që 10 mijë euro paguhen nga subvencionet e DKRS-së, 2 mijë euro nga subvencionet e kabinetit të kryetarit dhe 3 mijë euro nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik".

Drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu, ka ndërhyrë duke kërkuar që DKRS-ja të regjistrojë koston e të gjitha shpenzimeve që i bën Komuna në raport me "DokuFestin", pasi që, sipas tij, pos 15 mijë eurove qeveria lokale ofron edhe shërbime të shumta logjistike në kuadër të partneritetit që ka me festivalin.

Ndërsa drejtori i Administratës, Ilir Baldedaj, ka theksuar se katër vetura zyrtare të Komunës gjatë ditëve të festivalit transportojnë mysafirët pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje kulturore nga Aeroporti i Prishtinës, por edhe vendet e rajonit. Nënkryetari Lulzim Kabashi ka pohuar se do të ishte mirë që të evidencohen shpenzimet që i bën Komuna për këtë festival dhe t'i bëjë publike ato.

Pas takimit zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha, ka theksuar se përkrahja e Komunës për "DokuFestin" është 15 mijë euro dhe për shërbime logjistike, që, sipas tij, shkojnë në shumën e 50 mijë eurove.  /koha/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.