Hapet ekspozita "Jeta pa pengesa"
E Marte 21 Prill 2015 12:54
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 23 prillit, festës memoriale të turqve të Kosovës dje më 20 prill 2015 është hapur ekspozita me fotografi e titulluar "Jeta pa pengesa", në Qendrën Kulturore Turke "Yunus Emre".
Ekspozita e hapur në bashkëpunimin e shoqatave Handikos dhe Cererbralis ka sjellë fotografitë e bëra nga 30 artistët me nevoja të veçanta.
Kryetarja e shoqatës Cererbralis Türkan Başa, ka falënderuar të gjithë ata që kanë mundësuar hapjen e kësaj ekspozite dhe është shprehur krenare me veprat e miqve të saj.
Në këtë ekspozitë të pranishëm kanë qenë: ministri i MAP-it, Mahir Yağcılar, deputetja Müferra Şinik, ish-deputeti Enis Kervan, të cilët i kanë uruar suksese të mëtejme artistëve të talentuar.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 24 prill.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.