Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 04 Korrik 2020

Në Kosovë përkujtohet Sulltan Murati I

E Hënë 15 Qershor 2015 22:44Gjatë ceremonisë së përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës Myftiu Naim Tërnava ka thënë se sulltan Murati I nuk është pushtues dhe se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare. “Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e zotit se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit zot”, ka deklaruar Tërnava. Ai ka shtuar se “është obligim për ta kujtuar Sulltan Muratin i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur”. “Me ardhjen e Sulltan Muratit, zullumqari i quajtur car Lazar u fshijë nga faqja e dheut”, u shpreh myftiu Tërnava duke shtuar se për 500 vjet të tjera “shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkë qeverisën këto troje”

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.