Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Ekspozitë rreth trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë

E Marte 11 Gusht 2015 12:36

Misioni i OSBE-së ka hapur në Prizren një ekspozitë me fotografi që paraqesin vende të trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë.

Fotografitë sipas një njoftimi nga OSBE janë bërë nga 13 studentë të komuniteteve të ndryshme të Kosovës, të cilët kanë vizituar një numër të vendeve të trashëgimisë kulturore dhe fetare si pjesë e një projekti të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Projekti ka pasur për qëllim të shtojë tolerancën dhe mirëkuptimin në mes komuniteteve, veçanërisht në mesin e të rinjve, dhe të nxjerr në pah rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë”, ka bërë me dije OSBE në një adresim mediave.

Shefi i Zyrës Rajonale të OSBE-së në Prizren Norman Spitzegger ka hapur ekspozitën, që do të qëndroj e hapur deri më 25 gusht.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.