Në Prizren do të shënohet 80 vjetori i teatrit turk
E Marte 01 Shtator 2015 08:48Nga 4 deri më 6 shtatori në Prizren do të shënohet 80 vjetori i teatrit turk.
Në kuadër të manifestimeve për shënimin e 80 vjetorit të teatrit turk të Prizrenit më 4 dhe 5 shtator do të qëndroj edhe Teatri i Konyas, i cili do të prezantoj shfaqjen "Misafir".
Manifestimi do të mbahet nën patronazhin e ministrit të MAP-it dhe kreut të KDTP-së, Mahir Yağcılar derisa në të do të jetë i pranishëm edhe konsulli turk në BeH, Kemal Baysak.
Me nismën e shoqatës së afaristëve "Esnaf" më 4 shtator shfaqja do të jepet falas për anëtarët e kësaj shoqate dhe artdashësit tjerë.
Ndërsa më 5 shtator nga ora 20:00 në Shtëpinë e Kulturës në Prizren shfaqja do të jepet për të ftuarit.
Më 6 shtator me fillim nga ora 11:00 do të mbahet ceremonia për nder të 80 vjetorit të veprimtarisë së teatrit turk.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.