Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 14 Qershor 2021

Kanadezët në Kosovë deri në fund të 2014-së

E Premte 21 Dhjetor 2012 15:41

Forcat e armatosura të Kanadasë do të vazhdojnë pjesëmarrjen në misionin e NATO-s në Kosovë deri në dhjetor të vitit 2014.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri kanadez i Mbrojtjes, Peter MacKay.

“Qeveria jonë mbetet e përkushtuar në punën me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim që të arrihet siguria dhe stabiliteti i përhershëm në rajon”, ka thënë MacKay, transmeton “Rel”.

Pjesëtarët e forcave kanadeze kanë qenë pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it që nga themelimi i tij më 1999.

Sot, vetëm tetë forca të armatosura të Kanadasë shërbejnë në kuadër të KFOR-it, duke ndihmuar në zhvillimin forcave kosovare të sigurisë dhe ministrive civile. /Telegrafi/
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.