Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 23 Qershor 2021

Kolona të gjata në Merdarë e Konçul

E Shtunë 22 Dhjetor 2012 10:23

Zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit nuk po arrin t’i shmangë pritjet e gjata të mërgimtarëve kosovarë në pikëkalimin kufitar të Merdarës. Bashkatdhetarët  që vijnë nga mërgimi për t’i kaluar festat e fundvitit në Kosovë, po ballafaqohen me kolona dhe pritje të gjata gjatë hyrjes në Kosovë.

Burime të “albinfo.ch” tregojnë se në pikëkalimin e Merdarës pritjet janë disa orëshe, për shkak të neglizhencës që po tregojnë policët kufitarë dhe doganierët serbë. Të paktën e tillë ishte gjendja të premten në mbrëmje.

Ndërkaq, hiç më mirë nuk po kalojnë as bashkatdhetarët që kanë zgjedhur pikëkalimin e Konçulit (Dheu i Bardhë). Edhe në këtë pikë kolona është relativisht e gjatë, edhe për faktin se në këtë pikëkalim po punohet intensivisht për ndërtimin e objektit të përbashkët kufitar, që është pjesë e marrëveshjes për IBM.

Kjo nuk është hera e parë që bashkatdhetarët po ballafaqohen me kolona të gjata gjatë hyrjes në Kosovë. Edhe gjatë pushimeve të verës kolonat kanë qenë disa kilometra të gjata, sidomos në pjesën e kufirit të Serbisë.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.