Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 23 Qershor 2021

Së pari të filtrohet AKI-ja, pastaj Policia

E Shtunë 22 Dhjetor 2012 11:53

Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri do të kërkojë llogari nga Policia e Kosovës për procesin e verifikimit. Ky komision është informuar tek të premten nga “Koha Ditore” se AKI-ja ka nisur verifikimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Njëri prej anëtarëve të këtij komisioni, Rexhep Selimi ka thënë se fillimisht duhet që ky proces t’i bëhet AKI-së e pastaj organizatave të tjera. Ai ka thënë se në AKI ka njerëz që punojnë edhe për organizata të tjera, siç është SHIK-ku, derisa ka shprehur drojën se në Polici mund të ketë eliminime.

Sipas deputetit Selimi, brenda AKI-së ka njerëz të paligjshëm, të paverifikuar dhe, siç ka thënë ai, përfundimisht ata nuk mund ta bëjnë verifikimin e personelit të një organizate tjetër.

Organizata e parë që kërkohet t’i nënshtrohet procesit të verifikimit është Policia e Kosovës.

Selimi ka thënë se ky proces po bëhet në kohën e gradimeve në Polici e po kështu ka për qëllim eliminime dhe diferencime të pjesëtarëve të Policisë.

Sa qytetarë pritet t’i nënshtrohen këtij verifikimi, cilat të dhëna personale do të mblidhen, kush do ta udhëheqë këtë proces dhe si e nga kush do të mbikëqyret, kush pos Selimit të Vetëvendosjes pohon se në AKI ka njerëz të infiltruar të SHIK-ut, gjë që nuk e përjashton as Bekim Haxhiu i PDK-së.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.