Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 15 Maj 2021

Ambasada e SHBA-së e pranon se ka lobuar për një firmë amerikane për pasaportat

E Shtunë 12 Janar 2013 11:31

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë refuzuar ta bëjnë publike letrën e ish-ambasadorit, Christopher Dell, që ia kishte dërguar ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi lidhur me tenderin e pasaportave.

Abasada ka pohuar për “Kohën Ditore”, se ka lobuar për një firmë amerikane, por ka mohuar se ka ndërhyrë në tender. Ndërsa ministri Rexhepi ka thënë se nuk e ka këtë letër, derisa ka sugjeruar që ajo të kërkohet në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Ambasada ka treguar se është praktikë e Qeverisë së SHBA-së që të avokojë për kompani të saj, pa ndërhyrë në proceset tenderuese.

“Në përputhje me praktikën e Qeverisë së SHBA-së, Ambasada e SHBA-së lëshoi një letër standarde avokuese në mars të vitit 2011, në mbështetje të një kompanie nga SHBA-ja që merrte pjesë si nënkontraktuese në një tender për një kontratë të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në këtë sqarim të ambasadës së SHBA-së. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.