Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 13 Maj 2021

Kryeparlamentari dhe ministri serb s’munden në Kosovë

E Shtunë 12 Janar 2013 14:34

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, dhe ministri i Drejtësisë, Nikolla Selakoviq nuk munden të hyjnë në territorin e Kosovës, sepse nuk kanë marrë leje nga EULEX-i, njoftoi sot televizioni publik serb.

Sipas këtij televizioni, Stefanoviq dhe Selakoviq planifikonin të kalonin Vitin e Ri ortodoks me serbët në Kosovë.

Sipas po këtij televizioni, EULEX-i nuk i ka dhënë leje as presidentit serb Tomisllav Nikoliq që ta kalojë natën e Krishtilindjeve ortodokse në Graçanicë.

Por, siç është e njohur, misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë ka njoftuar se ai nuk e ka ndaluar vizitën e Nikoliqit, ndërsa zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se atë vizitë e ka ndaluar qeveria e Kosovës dhe jo EULEX-i.  

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.