Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 15 Maj 2021

Rusët parashikojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

E Hënë 14 Janar 2013 13:31

Shqipëria do të bashkohet me Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë, ndërkaq Bosnja e Hercegovinën do ta ndajnë Serbia e Kroacia.

Kështu mendojnë ekspertët rus se do të duket Evropa në vitin 2035.

Ata kanë krijuar hartën e kontinentit të vjetër në bazë të dokumenteve të CIA-s dhe shërbimit sekret rus.

Sipas tyre, Shqipëria do të bashkohet me Kosovën dhe me një pjesë të Maqedonisë do ta krijojnë Shqipërinë e Madhe.

Në 20 vitet e ardhshme Evropën e presin ndryshime të mëdha, konsiderojnë ekspertët rus të cilët në bazë të analizave të dokumenteve të shërbimeve sekrete dhe grupeve të ekspertëve kanë krijuar hartën e “Evropës së Re”.

Seria e ndryshimeve të mëdha territoriale do të filloi në Britaninë e Madhe, ku Skocia do ta shpall pavarësinë, e që do të shfrytëzohet për bashkimin e Irlandës, shkruan gazeta ruse “Ekspres”.

Katalunasit dhe baskët do të pavarësohen nga Spanja, që do të ketë pasoja edhe në Francën fqinje.

E në jug të këtij vendi parashihet krijimi i një shteti islamik, ndërsa rajoni Loren do t’i bashkohet Gjermanisë.

Edhe Belgjika do të shpërbëhet, e flamanët do t’i bashkohen Holandës. Ndërsa Italia do të ndahet në veriun e pasur dhe jugun e varfër. /Indeksonline/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.