Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 13 Maj 2021

Vetëvritet polici në stacion të policisë në Graçanicë

E Hënë 14 Janar 2013 13:55

Një polic i Kosovës i nacionalitetit serb dyshohet se ka bërë vetëvrasje mëngjesin e sotëm.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, trasnemtin Indeksonline.

“Sot rreth orës 09:00 në zyret e stacionit të Policisë në Graçanisë është dëgjuar një e shtënë me armë, dhe në zyrën e tij është gjetur i shtrirë një polic të cilit i është dhënë ndihma e parë”, tha Beka.

Sipas Bekës, polici është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij.

Trupi i pajetë i policit është dërguar për obduksion në Morgun e Mjekësisë Ligjore ndërkohë që është lajmëruar prokurori dhe rasti është shënuar si vdekje e dyshimtë.  

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.