Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 15 Maj 2021

Velija: Korruptuam edhe OSHP-në

E Hënë 14 Janar 2013 13:56

Natali Velija po pretendon se kishte një organizim “shtetëror” për ta bërë fitues të tenderit me çdo kusht kompaninë austriake OeSD, shkruan  Koha Ditore.

Përfaqësuesja në Kosovë e kompanisë austriake për prodhimin e pasaportave pretendon se partneri i saj nuk i ka plotësuar kushtet fare për ta fituar tenderin. Këto kushte, sipas saj, janë plotësuar nga një kompani gjermane dhe një sllovene. Mirëpo, sipas shpjegimeve të saj që ka dhënë në Prokurori, tenderi i është përshtatur OeSD-së, derisa ka pasur organizim korruptimi, që ankesat e kompanive të tjera të rrezohen nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Velija u ka deklaruar prokurorëve se Besnik Berisha ka qenë i angazhuar që nga shuma prej 475 mijë eurosh, të cilat pretendon se ia ka dhënë në një restorant në Ferizaj, 80 mijë të shkojnë për OSHP-në si ryshfet.

Por këto pohime i ka hedhur poshtë OSHP-ja, si dhe Besnik Berisha, drejtori i suspenduar i Departamentit për prodhimin e dokumenteve në MPB. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.