Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 29 Nëntor 2020

MPB dhe OeSD ndërprenë kontratën për pasaportat

E Enjte 31 Janar 2013 12:47

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka ndërmarrë masat ligjore për ndërprerje të kontratës për furnizim me pasaporta elektronike mes MPB-së dhe kompanisë austriake, OeSD. MPB të mërkurën për ndërprerjen e kontratës e ka njoftuar edhe kompaninë OeSD.

Në kumtesën për media të MPB-së thuhet se Ministria e ka marrë këtë vendim meqenëse kompania OeSD, ka dështuar të respektojë nenin 12.2 të kontratës, me ç’rast nuk është bërë furnizimi me kohë me pasaporta elektronike.

“Është shkelë neni 5 i kushteve të veçanta të kontratës bazë. Nuk është respektuar neni 3 i marrëveshjes, neni 16 i Kontratës, dhe së fundi është refuzuar kërkesa jonë për zgjedhje miqësore në të gjitha pikat kontestuese”, thekson MPB.

Më datën 30.01.2013, Ministria e Punëve te Brendshme ka njoftuar kompaninë OeSD për ndërprerjen e kontratës për furnizim me pasaporta elektronike.

MPB thekson se të hapë tender të ri për furnizim me pasaporta elektronike, sipas ligjit të prokurimit.

“Ministria e Punëve të Brendshme siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se procedura për pajisje me pasaporta biometrike do të vazhdojë normalisht sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, disa ditë më parë kompania austriake OeSD ka thënë se do ta padisë Ministrinë e Punëve të Brendshme për mosrespektim të kontratës dhe mospagesë të detyrimeve financiare.

E paralajmërimi që i ka bërë MPB-së është padia në një gjykatë kosovare apo ndërkombëtare me pretendimin se është dëmtuar financiarisht dhe nuk janë përmbushur obligimet financiare. Ata po kërkojnë pagesën e 1.4 milionë eurove, të cilat MPB-ja i kishte transferuar në llogarinë bankare të Natali Velijajt në Kosovë. Këtë shumë ajo pretendon se e dha ryshfet për zyrtarë të MPB-së me urdhër të austriakëve.

Skandali me pasaporta në MPB ka filluar vitin e kaluar kur kompanisë austriake nuk i shkuan në llogari 1.4 milionë euro, për të cilat një nga nënkontraktueset e OESD-së, Natali Velija, shtetasja gjermane, u arrestua në Prishtinë. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.