Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 02 Qershor 2020

Mbrojtja e Limajt u pagua me afro dy milionë euro

E Enjte 31 Janar 2013 14:55

Rreth dy milionë euro i kanë kushtuar dy procese gjyqësore deputetit Fatmir Limaj. Një milion në Gjykatën e Hagës dhe një milion në Prishtinë në rastin “Kleçka”. Njëmilionëshi i parë burim ka fondin “Limaj”, e njëmilionëshi i dytë dyshohet se e ka krimin.

Mbi këtë bazë, Prokuroria Speciale ka ngritur akuzë për shpëlarje parash kundër deputetit Limaj dhe dy vëllezërve të tij, Demirit dhe Florimit, vepër kjo e dënueshme deri në dhjetë vjet burgim dhe gjobë tri herë më të lartë sesa vlera e parave që dyshohen se rrjedhin nga krimi.

Prokurori gjerman i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Johannes Picker, dyshon se paratë me të cilat është paguar avokati Karim Khan janë të pista. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.