Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 28 Tetor 2021

Deputetët e KDTP-së vizituan Radio Kosovën

E Enjte 30 Janar 2014 11:37

Deputetët e KDTP-së, Myfera Shinik dhe Fikrim Damka kanë vizituar Radio Kosovën, për tu njohur nga afër me kushtet e punës në këtë institucion. 

Ata janë takuar me drejtorin e Radio Kosovës, Azem Bujupi. Ata kanë theksuar se qëllimi i vizitës është njohja me punën e redaksisë në gjuhën turke dhe kushtet e punës në këtë institucion.

Deputeti Damka ka bërë të ditur se nga drejtori Bujupi janë marrë të dhëna në lidhje me punën e Radios, ndërkohë që ka vlerësuar se programi 2 orësh në gjuhën turke është cilësor dhe se duhet të shikohen mundësitë që kjo të përparohet edhe më tej.

Ndërsa deputetja Shinik ka vënë në pah faktin se pas ndarjes nga jeta të dy punonjësve të Radios në gjuhën turke dhe largimit të një tjetri për detyrë tjetër, këto vende nuk janë plotësuar gjë që ka vështirësuar punën e redaksisë në gjuhën turke.

Drejtori Bujupi ka pohuar se në shkurt do të shpallet konkursi për këto vende të punës.



  

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.