Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 06 Gusht 2020

Kosovarët të tretit për azil në Evropë

E Premte 20 Mars 2015 15:17Agjencia gjermane e lajmeve DPA duke u bazuar në të dhënat e agjencisë evropiane të statistikave Eurostat raporton se rreth 626,000 njerëz kanë aplikuar për azil në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2014. Nga ky numër prijnë qytetarët nga Siria të cilët janë larguar nga vendi i tyre i shkatërruar nga lufta. Ndërkaq, në përgjithësi, ka rritje prej 44 për qind të kërkesave për azil në vitin 2014, në krahasim me vitin paraprak. Numri i qytetarëve nga Siria që kanë kërkuar azil arrin deri në 123, 000 në vitin 2014. Afganistani është radhitur i dyti, si vend origjine i azilkërkuesve, kurse Kosova e treta. Pothuajse një e treta e aplikacioneve janë regjistruar në Gjermani. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.