Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 06 Gusht 2020

Edhe një kompani e re ajrore në ANP “Adem Jashari”

E Mërkurë 01 Prill 2015 11:32Kompania ajrore Zvicerano-Gjermane, “Germania Flug AG” në partneritet me kompaninë “Air Prishtina” do të fillojë me fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” nga kjo javë në destinacionin Cyrih-Prishtinë-Cyrih. Fluturimi inaugurues i kompanisë është bërë më 01 prill 2015 me kohën e arritjes në ora 08:40. Fluturimet e kompanisë “Germania Flug AG” do të operohen me aeroplanin Airbus 319 tri herë në javë (të mërkurave, shtunave, dhe të dielave). Fillimi i fluturimeve për në Prishtinë nga kompania “Germania Flug AG” do të rrisë numrin e mundësive për pasagjerët që udhëtojnë përmes ANP “Adem Jashari” dhe do të ofrojë më shumë opsione për të udhëtuar në Kosovë dhe anasjelltas. “Kemi kënaqësinë e hapjes së lidhjes së re ndërmjet Cyrihut dhe Prishtinës. ‘Germania Flug AG’ dhe ‘Air Prishtina’ po bashkëpunojnë për shumë vite me radhë në Gjermani dhe jemi krenar që tani kemi një partneritet edhe në Zvicër”, tha Urs A. Pelizzoni, anëtar i bordit të “Germania Flug AG”.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.