Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

Mediat në gjuhën turke në Kosovë bëjnë hapa prapa

E Enjte 23 Prill 2015 13:42

Në kuadër të shënimit të 23 prillit, festës memoriale të turqve të Kosovës në Prishtinë është mbajtur tryeza mbi "Shtypi dhe transmetimi në gjuhën turke". Në këtë tryezë është diskutuar mbi gjendjen aktuale të mediave vizuele, audio, të shtypit si dhe të internetit dhe hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen.

Në aktivitetin e mbajtur në shoqatën “Gerçek” të pranishmit i ka përshëndetur ministri i MAP-it dhe kryetari i KDTP-së, Mahir Yağcılar, i cili ka theksuar se është me rëndësi që të diskutohen sfidat e mediave turke në Kosovë dhe hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen.

Nën moderimin e redaktorit të Kosovahaber'it, Raif Kırkul panelistët nga RTK-ja, Feride Zeynullah, Radio Kosova, Güner Şaban dhe nga kryesia e RTK-së Elif Tokmak, kanë dhënë informata mbi gjendjen në RTK, programi në gjuhën turke, ku edhe janë paraqitur sfidat e ndryshme.

Në pjesën e dytë të tryezëz Bayram İbrahim, Işık Kaytaz, Şerafettin Ömer, Hayrettin Gaş, Ercan Kasap, Zeynel Beksaç dhe Esin Muzbeg kanë vlerësuar se mediat publike dhe ato private në gjuhën turke kanë bërë "hapa prapa" dhe janë në gjendje të keqe. 

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.