Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Kosova nuk mund të shpallet vend i sigurt i origjinës - ja arsyeja

E Marte 11 Gusht 2015 12:53

Partia opozitare gjermane “Partia e Gjelbërt”, beson se Kosova për shkak të situatës me komunitetin rom nuk mund të shpallet vend i sigurt i origjinës.

“Në Kosovë romët diskriminohen masivisht”, ka thënë kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Gjelbër në Bundestag, Anton Hofrajter, transmeton Indeksonline.

Në të njëjtën kohë, Hofrajter ka tërhequr vërejtjen për planin që Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të shpallen vende të sigurta të origjinës, duke thënë se këto janë “simbole fatkeqe të politikës”, sipas tij, duke i dhënë një status që nuk ndryshon asgjë.

Mediat gjermane kanë raportuar se Zyra Federale për Emigracion dhe Refugjatë do të shikoj efektet e shpalljes së Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnjës si vende të sigurta të origjinës në samitin e ardhshëm për azilkërkuesit që do të mbahet në Berlin, në fillim të shtatorit.

Kujtojmë se kryeministri Isa Mustafa i kishte shkruar Gjermanisë, duke bërë thirrje që Kosova të shpallet vend i sigurt i origjinës, pasi sipas tij, në Ballkan nuk ka më persekutime dhe tortura. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.