Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Nesër nis zbatim i Marrëveshjes për Sigurime Kosovë-Serbi

E Marte 11 Gusht 2015 13:30

Kryesuesi i delegacionit teknik të Kosovës për bisedime për çështje të sigurimeve midis Kosovës e Serbisë, Rrahim Pacolli, përmes një njoftimi për medie rikujton se nga nesër nis zbatimi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi për njohjen reciproke të policave të sigurimit kufitar midis dy shteteve.

Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU) për njohjen reciproke të policave të sigurimit kufitar ndërmjet dy shteteve, Kosovë-Serbi, do të fillojë të zbatohet nga data 12 Gusht me fillim në ora 00:00, thuhet në njoftim.

Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në territorin e Serbisë pasi që të pajisen nga kompanitë e sigurimeve me policën TPL +. Po ashtu, qytetarët e Serbisë mund të hyjnë në territorin e Kosovës me policën e sigurimit kufitar të cilën e posedojnë. Kjo u lehtëson bashkëkombasve tanë të Luginës së Preshevës ardhjen në Kosovë, sqarohet në njoftimin e Rrahim Pacollit, kryetar i Shoqatave të Sigurimeve dhe anëtar i Delegacionit të Kosovës në bisedat me Serbinë për Marrëveshjen për Lëvizje të Lirë.

Kjo marrëveshje ishte paralajmëruar se do të hynte në fuqi nga 24 korriku i vitit 2015, por pala serbe nuk e përfilli, me arsyetimin se nuk ishte gati ta zbatojë. Ndërkohë ajo akuzoi palën kosovare për përpjekje që të përfshijë në marrëveshje edhe heqjen e targave KS.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.