Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Dogana zbulon kontrabandimin e barnave nga Serbia

E Marte 11 Gusht 2015 13:55

Një shtetas kosovar ka tentuar që të kontrabandojë sot një sasi të konsiderueshme të barnave.

I dyshuari kishte ngarkuar të gjithë bagazhin me barna dhe nuk ka ndaluar për kontroll. Sipas shpjegimeve që jep Dogana e Kosovës, i dyshuari ka devijuar rrugën dhe ka vazhduar në drejtim të kundërt. Kjo, ka bërë që oficerët doganorë bashkë me policinë ta ndjekin.

“Pasi nuk ka zbatuar urdhrat, oficerët doganor kanë filluar ndjekjen ku edhe Policia e Kosovës ka ardhur në asistencë dhe është arritur të bëhet ndalja dhe kontrollimi i automjetit”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Pas kontrollit detal të veturës, Dogana thotë se në bagazh janë gjetur mallra të kontrabanduar, prodhime farmaceutike (barëra te llojeve te ndryshme).

Dogana thotë se ka konfiskuar mallin dhe lidhur me rastin në fjalë është iniciuar kundërvajtje doganore, po ashtu edhe vetura është ndaluar.

Dogana e Kosovës fton të gjithë qytetarët të lajmërojnë rastet e dyshimta përmes linjës së sigurt në 0800 50 095.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.