Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Thaçi: Të rinjtë tanë t’i japin shtytje zhvillimit të vendit

E Mërkurë 12 Gusht 2015 11:04

Zëvendëskryeministri i vendit, Hashim Thaçi në Ditën ndërkombëtare të rinisë tha se të rinjtë kosovarë janë pasuria më e çmuar e vendit dhe se rinia duhet t’i japë shtytje zhvillimeve në vend.

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

“Ju të rinjtë kosovarë jeni pasuria më e çmuar e vendit tonë. Rinia jonë është ajo që duhet t’i japë shtytje dhe t’i prijë zhvillimit të vendit. Me energjinë, shkathtësitë dhe kreativitetin tuaj, askush nuk do të mund të na ndalë në bërjen e Kosovës një shoqëri dhe shtet shembull për të gjithë rajonin. Në periudhën e tranzicionit të gjithë jemi përballur me sfida jo të lehta politike. Tani është koha që t’i jetësojmë në tërësi politikat për fuqizimin e rinisë, asetin kryesor për konsolidimin ekonomik dhe rrugëtimin evropian të Kosovës. Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Rinisë!”. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.