Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 15 Maj 2021

Daçiq thotë se OKB ka refuzuar aplikimin e Kosovës në UNESCO

E Mërkurë 12 Gusht 2015 11:42

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se në UNESCO nuk do të vijë ndonjë propozim për të shqyrtuar kërkesën e Kosovës, por ai tërhoqi vërejtjen se ky është vetëm hapi i parë.

Por ai ka thënë se lufta diplomatike definitivisht nuk ka mbaruar, pasi që ekziston mundësia që një shtet i tretë të dërgojë kërkesën e Kosovës në emër të saj në Këshillin Ekzekutiv të UNESCOS, mëson Blic.

Në listën e UNESCO-s të regjistruara janë manastiret ortodokse të Deçanit, Graçanicës, Patrikana e Pejës etj, transmeton lajmi.net.

Këto objekte kulti, nëse Kosova pranohet në UNESCO, do të kalonin nën mbrojtjen e Prishtinës, gjë që për Beogradin është e papranueshme. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.