Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Selimi: Kosova po anëtarësohet në UNESCO

E Mërkurë 12 Gusht 2015 11:59

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka hedhur poshtë deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, sipas të cilave, Organizata e Kombeve të Bashkuar, ka refuzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

Selimi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat e tilla janë plotësisht të pasakta.

Sipas tij, pritjet janë që në muajin tetor komiteti ekzekutiv i UNESCO-s të jap rekomandimin pozitiv për anëtarësimi e Kosovës në UNESCO.

Selimi ka theksuar se këtë gjë e dinë mirë Serbia dhe po mundohet të bëjë propaganda dhe ta mjegullojë situatën.

“Kosovës nuk ju ka refuzuar kërkesa nga OKB-ja, sepse Kosova nuk ka bërë kërkesa në OKB. OKB-ja ka refuzuar të jetë ndërmjetësuese në komunikim midis Parisit dhe Prishtinës gjë që tash ka hapur dyer të reja për komunikim direkt midis Kosovës dhe UNESCO-s. Nuk ka asnjë fije dyshimi se kërkesa e Kosovës do të shqyrtohet në komitetin ekzekutiv në tetor”, ka thënë Selimi.

Reagimi i zyrtarit të Qeverisë së Kosovës ka pasuar deklaratat e ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq për mediat serbe se Kombet e Bashkuara tashmë kanë refuzuar aplikimin e Kosovës për t’iu bashkuar UNESCO-s. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.