Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 15 Maj 2021

Mustafa takon të rinjtë, u premton më shumë përkrahje

E Mërkurë 12 Gusht 2015 12:47

Aty ku Qeveria i mban mbledhjet e saj kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sot një grup të të rinjve, pikërisht në ditën Ndërkombëtare të tyre.

Mustafa u premtoi atyre se Qeveria do të kujdesët më shumë për rini dhe që truri i Kosovës mos të ik nga vendi.

“Të shkojnë të studiojnë jashtë por të japin kontributin në Kosovë”, tha Mustafa.

Kreu i Qeverisë i përmendi edhe premtimet e fushatës elektorale për punësimin duke ritheksuar edhe njëherë se premtimet do të përmbushen brenda mandatit qeveritar, e jo për një muaj apo për një vit.

Ndërsa përfaqësuesja e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Kosovës, Vesa Ibrahimaj, kërkoi nga kryeministri që të jap më shumë përkrahje për të rinjtë sidomos në aspektin financiar meqë rinia në Kosovë përbën 50 për qind të popullatës andaj edhe investimi është i rëndësishëm. /Telegrafi/
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.