Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 15 Maj 2021

Evropianët e rinj: Kosova nuk ofron stabilitet financiar për të rinjtë

E Mërkurë 12 Gusht 2015 14:09

Këshilli i Rinisë Evropiane në Kosovë (KREK) në vend të aktiviteteve kanë vendosur që në Ditën ndërkombëtare të rinisë kanë vendosur që këtë herë të flasin për problemet e të rinjve.

Presidenti i KREK-ut, Avdullah Hasani është shprehur se të rinjtë nuk shohin asnjë perspektivë në Republikën e Kosovës, ndeshen me probleme të cilat janë të vështira për t’u zgjidhur dhe i vetmi opsion iu mbetet të marrim rrugën e mërgimit.

“Klasa politike duhet t’i ndryshojë qëndrimet dhe veprimet e veta ndaj rinisë, duke iu mundësuar qasje në jetën institucionale dhe në organizata ku mund t’i shprehin idetë dhe vizionet që kanë për të ardhmen e tyre, sepse sipas tij, rinia e orientuar sipas principeve të drejta shoqërore është themeli i shoqërisë që krijon udhëheqësit e së nesërmes dhe është shpresa e së ardhmes”, tha Hasani.

Ai shtoi se rinia është mbërthyer brenda një konfuzioni shumë të paqartë për të ardhmen e tyre, ngase është shtresa më e harruar e shoqërisë.

Ndërsa sekretari KREK-ut, Orhan Ejupi tha se ”institucionet e Kosovës nuk po bëjnë shumë për sigurinë në objekte arsimore dhe universitare. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.