Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Brenda 2 muajve, 1.889 ekstrakte të lindjes nga vetëshërbimi digjital

E Mërkurë 12 Gusht 2015 14:59

Vetëm brenda dy muajve, qytetarët janë shërbyer me 1.889 ekstrakte të lindjes, numër ky shumë më i lartë se të gjitha pritshmëritë e autoriteteve komunale.

Kështu thuhet në një komunikatë të komunës së Prishtinës.

Vetëshërbimi digjital për certifikatat, ekstraktet apo shërbimet e gjendjes civile është në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe qytetarët të cilët janë të regjistruar në regjistrin civil, si dhe kanë nxjerrë edhe më parë një ekstrakt, në çfarëdo kohe përmes një procesi tejet të thjeshtë, me letërnjoftimin e tyre mund ta shtypin ekstraktin e në të ardhmen edhe certifikata të tjera.

Ky vetëshërbim digjital do t’i ketë tre komponentë:

1. E – Kiosk, aparati i cili mundëson nxjerrjen e ekstraktit të lindjes për përdorim interno, e cila tashmë është në shërbim të qytetarëve;

2. Mundësia e shtypjes së formularëve nga cilado drejtori e Komunës së Prishtinës

3. Dërgimi i formularëve të plotësuar drejtpërsëdrejti në mënyrë automatike në Qendrën për Shërbime me Qytetarë, shërbime këto që pritet të fillojnë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Nga viti i ardhshëm këto pika të vetëshërbimeve digjitale planifikohen të vendosen në Bashkësitë Lokale, si dhe nëpër pika kyçe të qytetit të cilat janë më të frekuentuara nga qytetarët. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.