Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Koronarografia jashtë funksionit, presin 400 pacientë

E Mërkurë 12 Gusht 2015 15:27

400 pacientë po presin në QKUK për koronarografi, vendosjen e stendave dhe valvuleve në zemër, mirëpo aparati me të cilin punohet për këto shërbime, është jashtë funksionit.

Përfaqësues të kompanisë së kontraktuar për servisim të aparaturave thonë se ende nuk kanë arritur ta gjejnë shkakun e prishjes, mirëpo, sipas tyre, koronarografia është shumë e vjetër dhe mirëmbajta e saj nga stafi i QKUK-së nuk është në nivelin e duhur.
Ka 20 ditë që Koronarogrfia në QKUK, e cila shërben për vendosjen e stendave dhe valvuleve në zemër, është jashtë funksionit. Kardiologu Nehat Rexhepaj thotë se mosfunksionimi i këtij aparati, po u kushton shumë pacientëve, pasi që ky është i vetmi në institucionet publike. Lista e pritjes së pacientëve ka arritur deri në 405 pacientë.
“Koronarografia është jashtë funksionit që nga data 24 korrik, për pacientë mos funksionimi i këtij aparati është shumë i dëmshëm pasi që shumica e rasteve të miokardit akut kanë endenca për vendosje të menjëhershme të stendave”.

Zyra e prokurimit në QKUK thotë se për servisimin e aparatit të koronarografisë është e kontraktuar kompania Medical Group. Ndërsa këta të fundit thonë se janë duke punuar, mirëpo ende nuk kanë arritur ta gjejnë pjesën e prishur të aparatit. Skender Kutllovci, përfaqësues i kësaj kompanie, ka thënë se nga ky aparat duhet të shkarkohen të dhënat e pacientëve, mirëpo dyshohet se ndonjë brejtës i ka prishur kabllot të cilat e pamundësojnë bartjen e të dhënave. Sipas Kutllovcit, aparati është shumë i vjetër dhe nuk do ta përballojë shumë gjatë fluksin e pacientëve.

Ai nuk ka përcaktuar ndonjë datë se kur do të jetë e gatshme për punë Koronarografia, mirëpo ka thënë se po punojnë çdo ditë që ta rregullojnë këtë aparat. Që nga janari i këtij viti janë realizuar 733 koronarografi, janë vendosur 550 stenda dhe 230 valvule në zemër. /rtk/
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.