Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Schwendiman nuk përjashton mundësinë të jetë ai në krye të Speciales

E Enjte 13 Gusht 2015 12:27

David Schwendiman, prokurori kryesor i task-forcës speciale të BE-së për hetime ndaj akuzave për krime lufte në Kosovë nuk përjashton mundësinë që të caktohet në krye të Gjykatës Speciale. Ai ka treguar në një intervistë për gazetën serbe, “Danas” rrugën sesi mund ta marrë këtë detyrë.

“Në bazë të dispozitave të ligjit të cilat Kuvendi i Kosovës i miratoi – në paragrafin e gjashtë të nenit 35, përcaktohet një prokurori special, ndërsa një autoritet i caktuar mund që Kryeprokurorin i grupit për hetime të posaçme, ta emërojë si prokuror special. Prokurori Special është titulli zyrtar i kryeprokurorit i cili është përgjegjës për dërgimin e akuzave para Gjykatës Speciale”, ka thënë Schwendiman.

Sipas tij, task-forca që ai drejton po vijon punën që ka pasur deri më tani, ndërsa me detajet e zbatimit të ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale po merren persona të tjerë.

Prokurori amerikan Schwendiman e ka marrë detyrën e shefit të task-forcës për krime lufte në Kosovë, vitin e kaluar. /tesheshi.com/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.