Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 15 Maj 2021

Moti gjatë javës: Zbresin temperaturat

E Hënë 17 Gusht 2015 10:16

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se këtë javë do të fillojnë ditët e freskëta.

Sipas një njoftimi të IMHK vendi do të ndikohet nga masat e freskëta të ajrit të cilat depërtojnë nga ana verilindore dhe veriperëndimore e Kontinentit.

Pas kësaj periudhe të gjatë kohore me temperatura të larta, këto masa të freskëta do të ndikojnë në uljen në dy ekstremet e temperaturave, minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 25-29 gradë Celsius. Derisa në viset malore kjo freski do të jetë shumë më e ndjeshme, ku maksimalet do të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Pra, një javë me vranësira të dendura dhe intervale kohore me diell. Vranësirat herë-herë do të përcillen me shkarkime rrufesh dhe reshje shiu, të cilat nëpër disa vende do të jenë rrebeshe shiu të përcjellura edhe me erëra të forta, shpejtësia e së cilës do të arrijë deri 13m/s.

Këto ulje të temperaturave dukshëm do të ndihen edhe për gjatë vijës bregdetare. Minimalet do të regjistrohen në Korçë 14 gradë, kurse maksimalet në Sarandë me 30 gradë Celsius.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.