Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Telefona dhe drogë në burgjet e Kosovës

E Hënë 17 Gusht 2015 11:13

Ndalja e kontrabandës dhe korrupsionit nëpër qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit në Kosovë, vazhdojnë të mbesin sfidë për institucionet e drejtësisë, tash e 15 vjet pas përfundimit të luftës.

Kjo lloj kontrabande, ka kaluar në dukuri nëpër të gjitha qendrat e vendit, për të cilën e pranojnë edhe vetë zyrtarët e drejtësisë.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, në një bisedë për “Zërin” e pranon se problem edhe më tej mbetet kontrabanda nëpër burgje dhe sidomos futja ilegale e telefonave mobilë, si dhe e substancave narkotike.

“Jemi të shqetësuar me nivelin e kontrabandës në burgje dhe jemi të fokusuar në luftimin e dukurive negative ku hyjnë edhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe korrupsioni”, ka thënë Emrush Thaçi.

Por, që nga marrja e detyrës së drejtorit të burgjeve, në muajin nëntor të vitit të kaluar, sipas Thaçit, kanë punuar në goditjen e dukurive negative qoftë nga ana e të burgosurve por edhe nga ana e oficerëve korrektues. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.