Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 15 Maj 2021

Zëvendëskryeministri Shala 'rehaton' gruan

E Hënë 17 Gusht 2015 11:36

Pa ndjekur fare procedurat e parapara me ligj, gruaja e zëvendëskryeministrit aktual, Kujtim Shala, i cili njëherësh është edhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është punësuar si punëtore e rregullt në Ministrinë që e drejton bashkëshorti i saj.

Në fund të vitit që lamë pas, më konkretisht nga 1 nëntori deri në fund të vitit 2014, për dy muaj gruaja e ministrit Shala, Mirlinda Morina-Shala, është punësuar në Ministrinë e Kulturës me një marrëveshje të veçantë për shërbim si zyrtare financiare, ku paga e saj mujore ishte 407 euro e 31 centë.

Mirëpo, çuditërisht në prill të këtij viti Morina-Shala përmes një vendimi ka kaluar si punëtore e rregull me kontratë pa afat në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Përveç gruas së zëvendëskryeministrit, në muajt dhe ditët e fundit janë avancuar, respektivisht punësuar edhe një numër i konsiderueshëm i punëtorëve pa ndjekur fare procedurat e parapara ligjore për punësim.

Në bazë të dëshmive që ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se më 10 prill të këtij viti përmes një vendimi Lendita Morina- Shalës, zyrtare financiare në Baletin Kombëtar të Kosovës, i zëvendësohet kontrata e punës në shërbim civil me afat të caktuar dhe shndërrohet në emërim pa afat në pozitën e caktuar. /zeri/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.