Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Merkel: Azil, jo kujtdo që beson se në Gjermani ka shans për punësim

E Hënë 17 Gusht 2015 13:08

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se “ankthi i ekonomisë nuk është një arsye për azil”.

Gjatë një interviste për televizionin gjerman ZDF, Merkel theksoi: “Nuk mund t’i japim azil çdo kujt që beson se këtu ka një shans për punësim”

Kancelarja gjermane bëri thirrje për një zgjidhje europiane.

“Një politike e përbashkët europiane për azilkërkuesit menjëherë pas shpëtimit të Greqisë është projekti tjetër i madh për Europën, ku duhet të tregojmë se jemi në gjendje të veprojmë së bashku”, tha ajo.

Sipas saj, duhet bërë një klasifikim i përbashkët i vendeve të sigurta të origjinës.

Në Gjermani ka thënë ajo, ka ende debate nëse Bosnja dhe Hercevogina, Serbia dhe Shqipëria duhet të klasifikohen si vende të tilla.

Sipas saj, vendet e Ballkanit duhet të bashkohen në BE, nuk ka persekutim politik. “Askush nuk duhet të krijojë shpresa të kota”, tha ajo.

Merkel ka bërë apel edhe për sigurinë, duke kritikuar situatat me dhunë ndaj refugjateve. Sipas saj, skena të tilla nuk janë fare të denja për Gjermaninë. /panorama/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.