Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Çmohet lart kontributi i akademik, Esat Stavilecit

E Hënë 17 Gusht 2015 13:22

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje komemorative në nderim të akademik, Esat Stavilecit.

Në mbledhjen u çmua lartë kontributi i tij dhënë shkencave juridike, arsimit deh fushave tjera, veçanërisht në sferën e administratës publike.

Në mbledhjen komemmorative, të mbajtur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, u çmua lart kontributi i akademik, Esat Stavilecit në veçanti në fushën e administratës publike. Profesor, Jusuf Bajraktari vlerësoi se vepra e akademik, Esat Stavilecit do të mbetet burim reference për brezat e ardhshëm, transmeton RTK. Bajraktari theksoi se humbja e tij për familjen e poashtu edhe për Akademinë e studentët është një humbje e pakompensueshme.

”Lajmi i 15 gushtit për ndarjen nga jeta e profesor, Esat Stavilecit jehoi dhimbshëm në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej viseve shqiptare. Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, të familjes Stavileci që e humbi njeriun e tyre te dashur fjalët dhe shprehjet për të gjetur ngushëllimin na mungojnë”, tha ai.
Duke folur për biografinë dhe veprimtarinë e akademik Esat Stavilecit, profesor Jusuf Bajraktari theksoi se Stavileci për punën e tij shkencore u nderua me shumë shpërblime e mirënjohje.

”Me shpërblimin e dhjetorit më 1978. Me çmimet: Intelektual i vitit i Kosovës më 2007, Intelektual shqiptar i vitit më 2009, Qytetar nderi i Gjakovës më 2007 dhe Anëtar i Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës prej vitit 1996”, tha ai.

Për nder të veprës dhe kontributit të akademik Esat Stravilecit, mbledhje komemorative do të mbahet edhe në qytetin e tij të lindjes, Gjakovë. Varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit, po ashtu në Gjakovë, në ora 17:00.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.